Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në finale të Lojërave Olimpike
BKT
Lojërat Olimpike Paris 2024

Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në finale të Lojërave Olimpike

Uran Krasniqi/RTKLive

Distria Krasniqi do të përballet në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024 me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Keldiyorova ka arritur në finale pas një fitore në gjysmëfinale kundër xhudistes franceze, Amandine Buchard.

Kush është kundërshtarja e Krasniqit?

Diyora Keldiyorova, e lindur në vitin 1998, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë deri në 52 kg për femra në Kampionatin Botëror të Xhudos 2023 të mbajtur në Doha, Katar.

Gjithashtu Keldiyorova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Aziatik-Paqësor të Xhudos 2019 të mbajtur në Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhudistja kosovare e ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj me Keldiyorovan.