Gjakova në gjysmëfinalen e ‘Paris 2024’, një fitore larg medaljes olimpike
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 13:44) Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në ‘Paris 2024’.
Garuesi ynë e ka mposhtur edhe italianin Manuel Lombardo duke kaluar në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.
Gjakova, i cili e kishte mundur italianin edhe në finalen e Prishtinës, sërish është treguar i fortë në meçin kundër Lombardo-s, edhe pse kjo fitore erdhi pas duelit në Golden Score, kur italiani u mund pas tri vërejtjeve.
Akili tashmë është në zonën e medaljeve dhe është në rrugë të mirë që t’ia sigurojë Kosovës medaljen e dytë nga ‘Paris 2024’ pas asaj të Distria Krasniqit, e cila dje fitojë medaljen e argjendtë.
Akil Gjakova sfidon italianin Lombardo në çerekfinalen në ‘Paris 2024’

(E plotësuar) Tashmë është konfirmuar kundërshtari i radhës i Akil Gjakovës në çerekfinalen e ‘Paris 2024’.
Gjakova do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo, në një duel që pritet të jetë i fortë.
Gjakova synon ta kalojë edhe pengesën e radhës në mënyrë që të bëjë një hap të madh në garën për medalje në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Akil Gjakova në çerekfinalen e ‘Paris 2024’
(E plotësuar, 12:25) Xhudisti kosovar Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpikë ‘Paris 2024’.
Gjakova në rrethin e dytë mundi austriakun Samuel Gassner, duel ky i zhvilluar në kategorinë deri në -73 kg.
Garuesi ynë ishte më i mirë në duel me austriakin duke e mposhtur me Ippon.
Gjakova tashmë futët në mesin e tetë garuesve më të mirë në botë.
Akili e nis me fitore, Nora Gjakova eliminohet nga ‘Paris 2024’
Akil Gjakova ka startuar me fitore në ‘Paris 2024’.
Xhudisti ynë mundi brazilianin Daniel Cargnin me Ippon.
Përfaqësuesi i Kosovës bën hapin e parë në garën për të fituar medalje në ‘Paris 2024’.
Ndërkaq, Nora Gjakova është eliminuar nga Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’ pasi u mund nga garuesja mongoleze Enkhriilen lkhagvatogoo.
Nora në sekondat e fundit humbi përqendrimin e duhur, duke humbur duelin nga monoglezja.
Kujtojmë se dje Distria Krasniqi fitojë medaljen e argjendtë në ‘Paris 2024’.























