Zjarret rrezikojnë rezortin në Shëngjin, flakët mbërrijnë deri në plazh
BKT
Lajme

Zjarret rrezikojnë rezortin në Shëngjin, flakët mbërrijnë deri në plazh

rtsh

Situata me zjarret që mbeten jashtë kontrollit në Shëngjin vijoi të martën pasdite të përkeqësohet, duke u përhapur pranë zonave të banuara e duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Gazetarja Lusi Përgjegji raportoi për RTSH se ndërhyrjet nga ajri e toka nuk arritën të shmangin vatrat e papritura, të cilat arritën deri në hapësirën e plazhit të një rezorti turistik.

Flakët përfshinë shezlongët prej kashte, ndërsa për shuarjen e tyre po ndihmojnë banorët, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave civile. Një objekt pranë plazhit po ashtu u shkrumbua nën të njëjtat kushte: dyshohet prej ashklave të ndezura të transportuara përmes ajrit nga vatrat aktive.

Perimetri i vatrave të zjarrit që digjet prej 24 orësh ka vijuar të zgjerohet duke u shoqëruar me panik mes banorëve.

Një vatër e re në anën e malit, po ashtu e pasuruar me pyje, u përhap me shpejtësi në zonën e rrugës Shëngjin–Velipojë.

Prej mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00 ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Për shuarjen e flakëve po punojnë rreth 80 forca zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.


MË SHUME NGA Lajme