11:19 / 31.07.2024
‘Paris 2024’, Biles garuesja më e trofeshme e SHBA-së në Olimpiadë
rtsh
“Nuk numëroj medaljet. Nuk mbaj statistika. Unë vetëm shkoj në garë dhe bëj atë që duhet bërë për të fituar. Unë bëj atë që dua dhe të them të drejtën po e shijoj, kjo ka rëndësi për mua”.
Simone Biles u bë gjimnastja më e trofeshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me medaljen e saj të tetë të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Gjimnastja amerikane është rikthyer në “Paris 2024” pas një periudhe të vështirë pasi për disa muaj ka vuajtur prej problemeve të shëndetit mendor.























