13:00 / 01.08.2024
‘Paris 2024’, eliminohen dy sportistët më të vjetër
RTKLive
Dy sportistët më të vjetër në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, tashmë janë eliminuar nga Olimpiada.
Spanjolli Juan Antonio Jimenez Cobo dhe pingpongistja luksemburgase (e lindur në Kinë) Ni Xia Lian i kanë dhënë fund aventurës në Paris.
65-vjeçari dhe 61-vjeçarja janë mundur në ditën e shtatë të kësaj Olimpiadë, kjo e fundit është mposhtur nga kinezja Sun Yingsha.
Kujtojmë se Cobo kishte fituar medaljen e argjendtë në Sydney 2000.