14:20 / 01.08.2024
Brian Daniel Pintado fiton të artë në ecjen sportive
RTKLive
Garuesi nga Ekuadori Brian Daniel Pintado ka bërë një superparaqitje në disiplinën ecje sportive në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Pintado ka arritur i pari në cak në shtegun 20 km ecje sportive, disiplinë kjo që konsiderohet më e mira e Olimpiadës.
Atleti këtë garë e kalojë për kohën 1:18:55. Kujtojmë se Pintado kishte marrë pjesë edhe në Olimpiadën ‘Rio 2016’ ku ishte renditur i 37 me kohën 1:23:44.