Llapi barazon me Brondby-n, eliminohet nga Liga e Konferencës
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 18:58) Llapi i ka dhënë fund aventurës në garat ndërkombëtare.
Llapjanët kanë barazuar me Brondby-n, me rezultat 2-2, të enjten në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 2-8, skuadra daneze kalon në rrethin e tretë të kësaj ligë evropiane.
Të besuarit e Tahir Batatinës bën paraqitje mjaft të mirë, shumë më të mirë së në ndeshjen e parë, por rezultati i thellë në duelin e parë (0-6), ishte mision i pamundur për t’u përmbysur nga llapjanët.
Padyshim se njeriu i ndeshjes tek Llapi ishte Elvir Gashijani, i cili shënoi golin e parë në minutën e 42-të derisa ai ishte me meritori edhe në golin e dytë pasi goditjen e tij e dëboi në rrjetë portieri Mikkelsen (66’).
Ndërkaq, për skuadrën daneze realizuan Yeboah (53’) dhe Omoijuanfo (61’).
Përfundimisht Llapi mbyllen aventurën evropiane për këtë sezon, derisa Brondby kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, ligë kjo e treta për nga rëndësia në Evropë.
Sërish Gashijani, Llapi rikthehet në lojë
(E plotësuar, 18:31) Llapi e ka barazuar rezultatin në duel me Brondby-n (2-2).
Llapi dhe skuadra e njohur daneze po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Është sërish Elvir Gashjani, i ndihmuar edhe nga portieri kundërshtarë, ka realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e Tahir Batatinës.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e Broendby IF prej (6-0).
Brondby shënon edhe golin e dytë
(E plotësuar, 18:25) Skuadra daneze ka shënuar edhe golin e dytë në duel me Llapin.
Llapi dhe skuadra e njohur daneze po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Brondby ka kaluar në epërsi prej 1-2 me golin e Omoijuanfo (61’) nga penalltia.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e Broendby IF prej (6-0).
Barazohet rezultati në ‘Zahir Pajaziti’
(E plotësuar, 18:20) Skuadra daneze Brondby IF e ka barazuar rezultatin në 1-1 në duel me Llapin.
Llapi dhe skuadra e njohur daneze po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Ishte Yeboah (53’), që barazoi shifrat në 1-1. Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e Broendby IF prej (6-0).
Mbyllet pjesa e parë, Llapi në epërsi ndaj Broendby IF
Pjesa e parë mes Llapit dhe Broendby IF është mbyllur me epërsinë e llapjanëve prej 1-0, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Llapi dhe skuadra e njohur daneze po luajnë në ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen kthyese kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e Broendby IF prej (6-0).
Llapjanët edhe pse e mbyllen pjesën e parë me avantazhin prej 1-0, misioni për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë është mision tepër i vështirë.
Skuadra e Tahir Batatinës në 45-minutëshin e parë, bëri paraqitje mjaft të mirë dhe përmes Gashjanit (42’), kaluan në epërsi prej 1-0.
Pas pak nis pjesa e dytë.























