‘Paris 2024’: Kina kryeson renditjen e medaljeve, Kosova e 35-ta
Lojërat Olimpike Paris 2024

‘Paris 2024’: Kina kryeson renditjen e medaljeve, Kosova e 35-ta

F.B/RTKLive

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ tashmë kanë hyrë në fazën më interesante.

Garues në shumë sporte po dhurojnë duele joshëse. Pas ditës së shtatë në renditjen e përgjithshme të medaljeve vazhdon të prijë Kina me 11 të arta, shtatë të argjendta dhe 13 të bronzta.

Pas Kinës vjen ShBA-ja me 37 medalje gjithsej, nëntë të arta, 15 të argjendta dhe 13 të bronzta.

Ndërkaq, Kosova është në pozitën e 35-të me dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Sportistja e radhës për Kosovën do të jetë atletja Gresa Bakraqi, i cili sonte do të garojë në 800 m në atletikë. 


MË SHUME NGA Lojërat Olimpike Paris 2024