14:21 / 02.08.2024
‘Paris 2024’, eliminohet Manjola Konini
F.B/RTKLive
Garuesja shqiptare Manjola Konini i ka dhënë fund aventurës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Konin në disiplinën e qitjes me pistoletë në distancën e 25 metrave është renditur e fundit të baterisë së saj duke u renditur kështu e 20-ta me 278 pikë.
Sa i përket serive të kryera në shpejtësi qitësja shqiptare arriti 291 pikë.
Në finalen e kësaj gare kalojnë tetë qitëse prej 40 garuesve.