Hana e 43-ta, lë pas 36 garuese
Lojërat Olimpike Paris 2024

Hana e 43-ta, lë pas 36 garuese

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Notarja Kosovës, Hana Beiqi, ka debutuar sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 50 metrave stil i lirë, ku garoi para rreth 17 mijë shikuesve. 15-vjeçarja përfundoi me kohë 27.34 sekonda.

“Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79. Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për LA28”, thekon Komiteti Olimpik i Kosovës.

Notarja e Kosovës, Hana Beiqi është renditur në fundit në baterinë e saj në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Beqi në një konkurrencë të fortë garën e ka kaluar për kohën 27.34 derisa e para në cak arriti Elizaveta Pecherskih për kohën 26.26.

Notarja e cila është më e reja në garat e notit, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.


MË SHUME NGA Lojërat Olimpike Paris 2024