Australianët e fitojnë medaljen e artë në tenis për “dyshe”
Lojërat Olimpike Paris 2024

Australianët e fitojnë medaljen e artë në tenis për “dyshe”

F.Bytyqi/RTKLive

Dyshja Matthew Edben dhe John Peers kanë fituar medaljen e artë për Australinë në tenis për “dyshe”, duke mposhtur në finale amerikanët Austin Krajicek dhe Rajeev Ram.

Amerikanët e nisën më mirë duke fituar setin e parë me rezultat 7:6, por pastaj dyshja australiane arritën ta barazojnë në setin e dytë, për ta fituar me rezultat 7:6.

Seti i tretë ishte i jashtëzakonshëm, tejet interesant nga fillimi por që australianët nuk lejuan befasi duke bërë përmbysjen e madhe për të fituar me rezultat 10:8.

Amerikanët ishin afër të bënin një rikthim fantastik nga 9:5, por që në ‘raundin’ final bënë një gabim, me australianët që iu gëzuan të artës.

Kësisoj, dyshja australiane stoliset me të artën derisa amerikanët do t’iu gëzohen medaljes së argjendtë.

Përndryshe, kjo është hera e parë për Australinë që e fiton medaljen e artë në konkurrencën e meshkujve për dyshe që nga viti 1996.


MË SHUME NGA Lojërat Olimpike Paris 2024