18:51 / 03.08.2024
Zheng bën historinë, Kina rrëmben medaljen e parë të artë në tenis
F.Bytyqi/RTKLive
Tenistja kineze Qinwen Zheng ka bërë një superparaqitje në duel me kroaten Doona Vekiç, duke fituar medaljen e artë në tenis.
Zheng siguroi të artën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Dueli mes kinezes dhe kroates, ka dhuruar një duel tejet dramatik të cilën në fund e fitojë Zheng me rezultat 2-0 (6-2, 6-3).
Kjo është një medalje historike për Kinën, pasi është hera e parë që ky shtet fiton një medalje në lojërat individuale në tenis në Olimpiadë.