Hungarezi Kristof Milak e fiton medaljen e artë
Lojërat Olimpike Paris 2024

Hungarezi Kristof Milak e fiton medaljen e artë

F.Bytyqi/RTKLive

Hungarezi Kristol Milak e ka fituar medaljen e artë në garën 100 metra stili flutur.

Milak dominoi nga fillimi pavarësisht një garë shumë të ngushtë me kanadezin Liendo, të cilin e mposhti për vetëm 0.9 sekonda.

Milak e mbylli garën për 49.90, me Liendon që e zuri vendin e dytë për kohën 49.99, derisa me të bronztën u stolis Kharun me 50.45.

Përndryshe, në këto Lojëra Olimpike hungari e ka fituar edhe një medalje të argjendtë, në 200 metra stili flutur.


MË SHUME NGA Lojërat Olimpike Paris 2024