15:25 / 05.08.2024
Zou Jingyuan fiton medaljen e artë në paralele në gjimnastikën artistike
B. H. | RTKlive
Kinezi Zou Jingyuan është bërë garuesi i parë që nga viti 1976 që e fiton medaljen e artë në paralele në gjimnastikën artistike për dy edicione radhazi në Olimpiadë. Ai arriti një rezultat të jashtëzakonshëm prej 16.200 pikësh.
Illia Kovtun nga Ukraina fitoi medaljen e argjendtë me 15.500 pikë, duke siguruar medaljen e parë për vendin e tij në gjimnastikë që nga viti 2016. Ndërkohë, medalje e bronztë shkoi për Oka Shinnosuke nga Japonia me 15.300 pikë, duke sjellë medaljen e parë për këtë vend në këtë disiplinë që nga viti 2004.























