RTK vazhdon me transmetim maratonik të Olimpiadës, sot pritja e medalisteve
BKT
Lojërat Olimpike Paris 2024

RTK vazhdon me transmetim maratonik të Olimpiadës, sot pritja e medalisteve

B. H. | RTKlive

Edhe dita e 12-të e Lojërave Olimpike në Paris sjell një maratonë të transmetimeve në Radiotelevizionin e Kosovës.

Krahas ndeshjes çerekfinale të hendbollit, Danimarkë – Holandë, e cila është duke u transmetuar në RTK1, gjatë ditës dashamirët e sportit do të mund të ndjekin edhe ngjarje tjera si volejboll, kërcime në ujë, futboll, atletikë dhe basketboll. E pa dyshim, rëndësi të veçantë transmetuesi publik do t’i kushtojë pritjes madhështore të ekipit olimpik të Kosovës, që edhe sivjet na bërë krenarë me paraqitjen dhe suksesin e tyre, duke fituar dy medalje olimpike, një të argjendtë e një të bronztë.

Transmetimet nga dita 12-të e Olimpiadës “Paris 2024”

09:30 – 11:30: Hendboll: Danimarka-Holanda çerekfinalja femrat (RTK1)

11:30 – 12:30: Highlights (RTK1)

13:00 – 15:00: Volejboll: Çerekfinalja – femrat (RTK1)

15:00 – 16:15: Kërcime në ujë 10 metra – femrat (RTK1)

16:15 – 17:05 Speciale: Xhudo në Paris (RTK1)

17:06 – 18:00: Highlights (RTK1)

18:00 – 19:45: Futboll: SHBA – Gjermania gjysmëfinalja femrat (RTK1 & RTK4)

18:50 – 19:45: Live: Ceremonia e pritjes medalisteve (RTK1)

20:00 – 20:30: Pritja e medalisteve në kryeministri

20:00 – 21:20: Atletikë: Finalet (RTK4 20:00-20:30 | RTK1 20:30-21:30)

21:30 – 23:00: Basketboll: Brazili – SHBA çerekfinalja meshkujt (RTK1)

23:00 – 00:00: Highlights (RTK1)