Vaast fiton në vendlindje garën e surfimit
BKT
Lojërat Olimpike Paris 2024

Vaast fiton në vendlindje garën e surfimit

B.H./RTKlive

Gara e surfimit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” ka përfunduar me triumfin e Kauli Vaast, i cili fitoi medaljen e artë për Francën.

Kjo garë u zhvillua në Tahiti, në Polinezinë Franceze, për shkak të dallgëve të mëdha dhe të përshtatshme për këtë sport.

Tahiti, që ndodhet rreth 15 mijë kilometra larg Parisit, ishte vendi ideal për këtë garë. Vaast, që vjen nga Polinezia Franceze, fitoi në vendin e tij të lindjes dhe e bëri këtë moment të paharrueshëm për të dhe për të gjithë komunitetin e surfimit. "Nuk e kam kuptuar ende plotësisht, por kam shkruar histori. Nuk mund të jem më krenar se sa ta prezantoj Tahitin dhe Francën në shtëpi," tha Vaast.

Medaljen e argjendtë e fitoi Jack Robinson nga Australia, ndërsa Gabriel Medina nga Brazili mori medaljen e bronztë.

Në garën e femrave, Caroline Marks nga SHBA-ja fitoi medaljen e artë olimpike. Tatiana Weston-Web nga Brazili fitoi të argjendtën, ndërsa Johanne Defay nga Franca mori medaljen e bronztë.