Atletja nga Bahreini fiton të artën në garën e 3000 metrave me pengesa
BKT
Lojërat Olimpike Paris 2024

Atletja nga Bahreini fiton të artën në garën e 3000 metrave me pengesa

Uran Krasniqi/RTKLive

Winfred Yavi nga Bahreini ka fituar medaljen e artë në garën olimpike të 3000 metrave me pengesa për femra, duke rrëzuar nga froni kampionen e Ugandës, Peruth Chemutai, e cila është dashur të kënaqet me medaljen e argjendtë.

Njëzet e katër vjeçarja ka shpërthyer në festë pas kalimit të vijës së finishit, pasi e ka kaluar Chemutai me një sprint përfundimtar të fuqishëm duke e lënë ugandezen pa mundësi për të reaguar, e cila ka udhëhequr pjesën më të madhe të garës.

Chemutai është përlotur pasi Yavi i ka rrëmbyer fitoren në sekondat e fundit, duke shtuar titullin olimpik rekordit të saj pas fitores në kampionatin botëror të vitit të kaluar.

Yavi ka vendosur një rekord olimpik të ri me kohën 8 minuta e 52.76 sekonda.