Abakarov ndalet në çerekfinale, Aman thyen ëndrrën për medalje
BKT
Lojërat Olimpike Paris 2024

Abakarov ndalet në çerekfinale, Aman thyen ëndrrën për medalje

rtsh

Zelimkhan Abarakov nuk ia del të sigurojë një vend mes katër më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg në “Paris 2024”.

Mundësi kuqezi u eliminua nga indiani Aman Aman në çerekfinale me shifrat 12-0.

Në pjesën e parë mundësi indian fitoi 3-0 falë një pikëshi dhe një dy pikëshi.

Ndërsa në pjesën e dytë Abakarov u mund edhe me thellë duke pësuar katër dypikësha dhe një pikësh.