Dardanët ‘shkelin’ Qipron
BKT
Sport

Dardanët ‘shkelin’ Qipron

F.B/RTKLive

(E plotësuar, 19:57) Kombëtarja e Kosovës e ka ‘harruar’ humbjen nga Rumania, duke shkëlqyer në duel me Qipron.

Dardanët mposhtën në udhëtim Qipron, me rezultat 0-4, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kombëtares sonë, gjatë terë duelit ishin më të mirë se qipriotit duke dominuar në terren dhe duke e dërguar katër herë topin në rrjetë.

Asi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.

Të besuarit e Franco Foda-s edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes ishin dukshëm skuadër më e mirë në terren se sa qipriotit, duke u shfaqur skuadër më e rrezikshme dhe duke realizuar edhe dy gola.

Fillimisht i sapofuturi në lojë Albion Rrahmani në minutën e 48-të ngriti avantazhin e Kosovës në 0-3, derisa goditjen e fundit skuadrës qipriote ua dha Lumbardh Dellova në minutën e 55-të.

Përfundimisht Kosova bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me Qipro duke arritur fitoren e parë në këtë edicion të garave në Ligën e Kombeve.

S’ndalet Kosova, shënon Dellova

(E plotësuar, 19:19) Kosova nuk ka të ndalur në ndeshjen kundër Qipros.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Është Lumbardh Dellova (55’), i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë e Kosovës prej 0-4.

Kosova po e dominon në çdo aspket Qipron. Kombëtarja jonë është afër fitores së parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Super Kosova shënon edhe golin e tretë

(E plotësuar, 19:13) Kombëtarja e Kosovës nuk ka të ndalur në duel me Qipron.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë ka ngritur avantazhin në 0-3 me golin e Albion Rrahmanit (48’).

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në avantazh ndaj Qipros

(E plotësuar, 18:51) Pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës është mbyllur me epërsinë e ‘Dardanëve’ prej 0-2, ndeshje që po transmetohet në RTK.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Padyshim se Vedat Muriqi ishte lojtari kryesor tek Kosova në 45-minutshin e parë duke shënuar dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të.

Kosova është në rrugë të mirë që të arrijë fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Sërish Muriqi, Kosova dyfishon epërsinë ndaj Qipros

(E plotësuar, 18:25) Është sërish sulmuesi Vedat Muriqi, i cili gjen rrugën e golit.

Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros në 0-2. Muriqi (21’), realizoi edhe golin e dytë më kokë pas asistimit të Rudhanit.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Kosova në epërsi, shënon Muriqi

(E plotësuar18:10) Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros.

Është Vedat Muriqi (9’), i cili shënoi nga penalltia pasi më parë brenda zonës së rrezikshme u ndal Rudhani.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Starton ndeshja Qipro-Kosova, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar, 18:02) Ka startuar sfida mes Qipros dhe Kosovës, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Kosova synon këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Qipro-Kosova, formacionet zyrtare, live në RTK

Pas pak minutash nis ndeshja Qipro-Kosova.

Qipriotët dhe Dardanët do të përballen sonte në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova synon këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit më Qipron, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të bëjnë çmos që të marri pikët e plota nga kjo sfidë.

“E kemi analizuar ndeshjen që humbëm nga Rumania. Jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”, tha Foda.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Formacionet zyrtare:

Qipro: Mall; Karo, Gogic, Kyprianou; Panayiotou, Artymatas, Krastanos, Malekkidis, Ioannou; Pittas, Tzionis

Kosovë: Bekaj; Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Rexhbecaj, Emërllahu, Berisha; Rashica, Muriqi, Krasniqi.

Ndeshja Qipro-Kosova fillon në orën 18:00.