Shqipëria mundët nga Gjeorgjia në ‘Air Albania’
BKT
Sport

Shqipëria mundët nga Gjeorgjia në ‘Air Albania’

F.B/RTKLive

(E plotësuar, 22:44) Kombëtarja e Shqipërisë pas fitores ndaj Ukrainës, tri ditë më parë, nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë edhe në duel me Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë janë mundur me rezultat 0-1, të martën mbrëma në ‘Air Albania’ në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Shqipërisë të mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë, në pjesën e parë, bën lojë më të mirë, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, nuk ia dolën që të gjejnë rrugën e golit.

Gjeorgjianët më mirë e nisen pjesëlojën e dytë, duke marrë dominimin në terren, derisa Kochorashvili (71’), shënoi një supergol për fitoren e skuadrës mysafire.

Pas golit të pësuar, të besuarit e brazilianit Sylvinho provuan më të gjitha forcat që të gjejnë të paktën golin barazimit, mirëpo, tentimet e tyre ishin të kota, derisa Gjeorgjia krejt në finish të kësaj sfidë farë lehtë ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por ishte Strakosha, i cili intervenoi duke shpëtuar gol të sigurt.

Gjeorgjia fiton në ‘Air Albania’ dhe merr kreun e Grupit 1 në Ligën B me gjashtë pikë të tubuara, tri më shumë së Shqipëria dhe Çekia.

Gjeorgjia gjen golin në ‘Air Albania’

(E plotësuar, 22:18) Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë.

Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Kochorashvili (71’), shënoi një supergol për të kaluar skuadrën mysafire në epërsi prej 0-1.

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Air Albania’

(E plotësuar, 21:38) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Shqipërisë të mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë, bën lojë më të mirë, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, nuk ia dolën që në këtë pjesëlojë të gjejnë rrugën e golit.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Shqipëri-Gjeorgji

Ka startuar dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Skuadra shqiptare pas fitores ndaj Ukrainës tri ditë më parë, pikët e plota i synon edhe në përballje me Gjeorgjinë.

Shqipëri-Gjeorgji, formacionet zyrtare

Më pak se një ora ka mbetur deri të fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Shqipëria dhe Gjeorgjia do të sprovojnë forcat në ‘Air Albania’ në një sfidë që pritet të sjellë një duel të zjarrtë.

Skuadra shqiptare vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe në udhëtim tek Ukraina.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Manaj, Hoxha.

Gjeorgji: Mamardashvili; Kashia, Dvalli, Kakabadze; Kiteishvili, Gvelesiani, Lochoshvili, Chekvetadze, Kochorashvili; Mikautadze, Kvarastkhelia.

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji fillon në orën 20:45.