Festivali i Këngës në RTK - zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë
N. Mekolli /RTKlive
Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë, të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të këngës në RTK:
• Greta Azizi – Verës
• Inorga - Seks mashina nga Prishtina
• Besmir Shishko - Unë - Ajo
• Santino de Bartolo - Unë jam arbëresh
• Agim Poshka - Ndarja erdhi
• Irma Lepuri - Të dua
• Endrit Krasniqi - Flas me gjethen
• Ardita Begu - Fundosu në dritë
• Rei Bezhani - Zonja tradhti
• Bledi Kaso - Një të vetme ka në jetë
• Artea Bajri - Strong waves
• Dea Strica - N'Shqipni
•Jehona Lumi - Shko
• Arnitë Kastrati - Blla Blla
• Ardit Stafai - Faji
• Vlona Boshnjaku - Lotët
• Bruna Sata - Ti je i pashpirt
• Luna Çaushollaj - Dielli të më shohë
Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”.






















