17:44 / 16.09.2024
Fonseca: Nuk ka vend për gabime kundër Liverpool në Champions League
Uran Krasniqi / RTKLive
Milan nuk duhet të gabojë në mbrojtje kur të përballet me Liverpool në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League, ka thënë trajneri Paulo Fonseca të hënën.
Dy skuadrat takohen të martën në Itali. Milan ka fituar vetëm një nga katër ndeshje në Serie A, ndërsa Liverpool ka fituar tri ndeshjet e para në Premier League.
"Liverpool është një nga ekipet më të forta në Europë. Ata kanë një lojë të mirë dhe individë të fortë. Ne duhet të jemi të përkryer në mbrojtje, nuk duhet të bëjmë gabime", ka thënë Fonseca. "Mbështetja e tifozëve është gjithmonë e rëndësishme për ne".























