Luis Enrique thotë se Girona ishte skuadër e jashtëzakonshme vitin e kaluar
BKT
Sport

Luis Enrique thotë se Girona ishte skuadër e jashtëzakonshme vitin e kaluar

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka lavdëruar punën e trajnerit të Gironës, Michel, i cili arriti të udhëheqë ekipin e tij drejt vendit të tretë në LaLiga sezonin e kaluar.

PSG është gati ta presë Gironën të mërkurën, skuadren debutuese në Champions League.

“Duhet të pranoj që askush nuk priste t’i shihte këtu. Është hera e tyre e parë, por i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e tyre sezonin e kaluar, ata luajnë futboll të shkëlqyer”, ka thënë Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp.

Sipas trajnerit spanjoll, PSG aktualisht mund të jetë ekip me më pak e përvojë sesa ekipet e mëparshme, por ka shumë energji dhe është e përgatitur për sukses.

"Jam shumë i motivuar dhe i lumtur që kam besimin e klubit dhe po përpiqem ta shpërblej këtë duke sjellë rezultate. Kemi një projekt të qartë që u vendos sezonin e kaluar", ka thënë Luis Enrique.