Kurda: Ndihem mirë kur e shoh Rashicën në këtë nivel
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i futbollit, Mehmet Kurda, ka thënë se ndihet mirë kur e sheh futbollistin kosovar ,Milot Rashica, të luajë në nivele të larta.
Ai ka qenë i ftuar në RTK për ta komentuar ndeshjen mes Ajax dhe Besiktas, që do të zhvillohet në kuadër të Europa League dhe e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
"Ndihem shumë mirë kur e shoh në këtë nivel Milot Rashicën, që ka dalur nga shkolla që e drejtoj. Shpresoj që sonte të shënojë ndonjë gol, sikurse ka bërë në ndeshjen e fundit", ka thënë Kurda.
Duke folur për Ajax, Kurda e ka përshkruar klubin holandez si klub me traditë të pasur dhe një akademi që ka prodhuar gjithmonë lojtarë të mëdhenj. "Ajax është një klub i madh, gjithmonë e kam dashur duke u bazuar te akademia. Sonte mund të jetë një ndeshje e baraspeshuar", është shprehur ai.























