Të enjten seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK
BKT
Lajme

Të enjten seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK

A.B / RTKlive

Të enjten në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme nga ora 12:00.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Se do të ketë seancë të jashtëzakonshme e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.


MË SHUME NGA Lajme