22:43 / 23.10.2024
Interesim i lartë për Fest 2, rezervohen biletat për natën finale
M.P| RTKlive
Të gjitha biletat e natës finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK tashmë janë rezervuar.
Organizatorët janë shprehur të lumtur për këtë interesim, i cili vjen një ditë para nisjes së kësaj ngjarje të madhe.
Ata kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta për natën e parë, e të cilat mund të rezervohen në email adresën: [email protected] .
Ndërkaq, bileta ende ka edhe për natën e dytë.
"Fest 2" nis rrugëtimin e tij prej nesër e deri më 26 tetor, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK 1, Radio Kosovë dhe në platformat online të televizionit publik.
Në edicionin e sivjetmë do të dëgjohen 16 artistë, të cilët garojnë për këngën fituese.























