17:32 / 28.10.2024
Ambasadori italian: Mezi pres të shikojmë Kosovën në Eurovizion
M.M. /RTKlive
Ambasada e Italisë në Kosovë ka komentuar në rrjetet sociale `Festivalin e Këngës në RTK`, ku mes tjerash ka thënë se ambasadori italian, De Riu, ishte i emocionuar për pjesëmarrjen në finalen e madhe të edicionit të dytë të festivalit dhe se ai mezi pret ta shikojë Kosovën në Eurovizion.
“Ambasadori De Riu u emocionua që ishte në finalen e madhe të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK! Mezi presim të shikojmë Kosovën të shkëlqejë në Eurovizion vitin e ardhshëm dhe të forcojë lidhjet kulturore duke sjellë artistë italianë në Festival! Eurovision2025”, theksohet në postimin e ambasadës italiane në vendin tonë.























