Peja 03 fiton me përmbysje në shtëpi
BKT
Sport

Peja 03 fiton me përmbysje në shtëpi

RTKLive

Peja 03 ka shënuar fitore emocionuese ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 64:60 (13:14, 17:23, 17:12, 17:11) në kuadër të Superligës Femra, xhiroja e katërt.

Skuadra nga Prizreni filloi më fort, duke marrë epërsinë në pjesën e parë 30:37. Por çikat e Pejës nuk u dorëzuan!

Në periudhën e tretë dhe të katërt, ato arritën të shkrijnë epërsinë dhe kaluan në avantazh, duke treguar një lojë fantastike dhe triumfuan 64:60.

Më të mirat për Peja 03 ishin Veronika Liubinets me 17 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, si dhe Tae’lor Earlene Willard me 16 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.

Pas katër xhirove, Peja 03 ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Junior 06 ka një fitore e tri humbje.