Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
BKT
Sport

Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23

Sh.Ç/RTKlive

Kosova pritet të paraqitet me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorët e rinj, përkatësisht për grupmoshën U23

Evropian do të mbahet të premten e të shtunën në Pila të Polonisë. Do të garojnë  322 xhudistë nga 36 shtete të ndryshme.

Për Kosovën do të garojnë Erza Muminoviq, Debora Gjakova, Muhamedin Veseli, Dardan Cena e Anes Veseli. Këta xhudistë do të udhëhiqen nga Majlinda Kelmendi.