Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët, barazim pa gola në Tiranë
BKT
Sport

Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët, barazim pa gola në Tiranë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 22:43) Shqipëria nuk ia ka arritur të triumfojë ndaj Çekisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultatin që ka qenë 0-0.

Pavarësisht aktivizimit të sulmuesve Ernet Muçi dhe Myrto Uzuni në pjesën e dytë, "kuqezinjtë" nuk e kanë gjetur rrugën drejt golit.

Pjesa e dytë ka parë një luftë në mesfushë për zotërimin e topit, me shumë pak gjysmëraste të krijuara dhe me vetëm nga një gjuajtje në drejtim të portës nga të dyja skuadrat. 

Çekia e ka dominuar pjesën e parë, duke krijuar dy raste të mira brenda dhjetë minutave të para. Vaclav Jemelka e ka goditur shtyllën me një gjuajtje me kokë, ndërsa Lukas Cerv ka provuar me një goditje të fuqishme nga distanca, por edhe ai top është ndalur nga shtylla, duke lënë rezultatin e njëjtë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë ndarë pikët, duke barazuar gjithashtu.

Pas këtyre rezultateve, Çekia vazhdon të kryesojë Grupin 1 të Ligës B me tetë pikë, ndërsa Gjeorgjia dhe Shqipëria e ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga shtatë pikë secila. Ukraina mban vendin e fundit me pesë pikë.

S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri - Çeki

(E plotësuar, 21:35) Çekia ka treguar dominim në pjesën e parë të ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar në Tiranë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht kësaj rezultati ka mbetur i pandryshuar, 0-0.

Rastet më të mira të çekëve kanë ardhur brenda dhjetë minutave të para. Fillimisht, Vaclav Jemelka e ka goditur shtyllën me një gjuajtje me kokë. Vetëm pak minuta më vonë, Lukas Cerv e ka provuar me një goditje të fuqishme nga distanca, por sërish shtylla u ka mohuar çekëve gëzimin e golit.

Në dispozicion të të dy skuadrave për të ndryshuar rezultatin mbetet edhe pjesa e dytë e ndeshjes. 

Shqipëri - Çeki, formacionet

Shqipëria dhe Çekia ndeshen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.