Shqipëria humbet nga Ukraina, bie në Ligën C
BKT
Sport

Shqipëria humbet nga Ukraina, bie në Ligën C

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:42) Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Ukraina, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në ‘Air Albania’.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit u përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Skuadra shqiptare pas kësaj disfatë bie në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Shqipëria e nis keq sfidën me ukrainasit dhe pas vetëm 10-të minutave pësoi dy gola. Fillimisht Zinchenko-s (5’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ukrainën në avantazh prej 0-1, derisa Yaremchuk (10’) dyfishoi avantazhin e skuadrës mike në 0-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, kuqezinjtë më të gjitha forcat e kërkuan rrugën e golit. Krejt çfarë bëri skuadra shqiptare ishte goli i Nedim Bajramit (75’) nga penalltia për rezultatin 1-2, rezultat edhe u mbyll kjo ndeshje.

Shqipëria e mbyll këtë cikël garash me humbje dhe tashmë bie në Ligën C në këtë ligë evropiane, kurse, Çekia kualifikohet si lidere e grupit, derisa Ukraina kualifikimin duhet ta kërkojë përmes play-off-it.

Ndizet ‘Air Albania’, shënon Bajrami

(E plotësuar, 22:22) Shqipëria e ka ngushtuar epërsinë ndaj Ukrainës.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Është Nedim Bajrami (75’), i cili shënoi nga penalltia për rezultatin 1-2.

Kuqezinjtë më të gjitha forcat janë hedhur në sulm për të gjetur të paktën edhe golin e barazimit.

Mbyllet pjesa e parë, Ukraina në epërsi ndaj Shqipërisë

(E plotësuar, 21:37) Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-2.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Ukrainasit u tregun ekip më i mirë se skuadra shqiptare duke dërguar dy herë topin në rrjetë.

Fillimisht Zinchenko-s (5’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Ukrainën në avantazh prej 0-1, derisa Yaremchuk (10’) dyfishoi avantazhin e skuadrës mike në 0-2.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Ukraina dyfishon avantazhin ndaj Shqipërisë

(E plotësuar, 20:58) Ukraina e ka dyfishuar epërsinë ndaj Shqipërisë.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Yaremchuk (10’), ka shënuar golin e dytë për ukrainasit.

Ukraina kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

(E plotësuar, 20:53) Një fillim aspak i mirë i Shqipërisë në duel me Ukrainën.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Ukrainas përmes Zinchenko-s (5’), ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë.

Starton ndeshja Shqipëri-Ukrainë

(E plotësuar, 20:46) Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Kjo sfidë për Shqipërinë është ‘finale’ në garën për vendin e parë në Ligën A, derisa edhe ukrainasit janë ende në lojë për pozitën e parë.

Shqipëri-Ukrainë, ja formacionet zyrtare

Një orë ka mbetur deri tek fillimi i ndeshjes me Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit do të përballen në ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Kjo sfidë për Shqipërinë është ‘finale’ në garën për vendin e parë në Ligën A, derisa edhe ukrainasit janë ende në lojë për pozitën e parë.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave.

Mirlind Daku e Ernest Muçi e nisin nga fillimi, gjersa Asani po ashtu është kthyer nga lëndimi.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë fillon në orën 20:45.

Formacionet zyrtare: