Ruud van Nistelrooy drejt emërimit si trajner te Leicester City
Uran Krasniqi / RTKLive
Leicester City pritet të emërojë holandezin Ruud van Nistelrooy si trajner të ri të ekipit, pas shkarkimit të Steve Cooper fundjavën e kaluar.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, klubi është në fazën përfundimtare të bisedimeve me ish-sulmuesin e Premier League.
Vendimi për largimin e Cooper erdhi pas humbjes 2-1 ndaj Chelsea-t të shtunën, pavarësisht se Leicester ndodhet mbi zonën e rënies nga liga. Ky veprim ka befasuar disa tifozë, por duket se klubi kishte planifikuar ndryshimin e drejtimit pas performancës jo bindëse në fillim të këtij sezoni në Premier League.
Dyzet e tetë vjeçari ka përvojë të mëparshme si trajner, duke shërbyer si asistent dhe më pas si trajner i përkohshëm te Manchester United, pas largimit të Erik ten Hag.
Leicester do të përballet me Brentford më 30 nëntor.























