Dy përballje të skuadrave të elitës në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës
BKT
Sport

Dy përballje të skuadrave të elitës në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

RTKlive

Prishtina – Suhareka dhe Drita – Dukagjini pritet të jenë dy përballjet më interesante të fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti i tërhequr sot në selinë e FFK-së shmangu ballafaqime tjera ndërmjet skuadrave të elitës, duke i vënë përballë me skuadrat e Ligës së Parë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen para stinorit pranveror në Albi Mall Superligë.

Shorti i Kupës së Kosovës - 1/8 e finales

Vëllaznimi – Gjilani

Feronikeli`74 - Prishtina e Re

Llapi - Vushtrria

Prishtina - Suhareka

Ferizaj - Rilindja 1974

Drita - Dukagjini

Dinamo - Malisheva

Trepça - Drenica