PZAP e pranoi ankesën nga Lista Serbe, do ta shqyrtojnë sipas afateve
BKT
Lajme

PZAP e pranoi ankesën nga Lista Serbe, do ta shqyrtojnë sipas afateve

V.S|RTKlive

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga subjekti Politik Lista Serbe, parti e cila nuk arriti të certifikohej nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për garën zgjedhore të 9 shkurtit në Kosovë. Tefik Mahmuti që është ushtrues detyre i drejtorit të Sekretariatit të PZAP-it i ka thënë RTK-së se paneli do të vendosë për këtë ankesë brenda afatit ligjor.

Më herët gjatë ditës kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek vedimin e KQZ-së e lidhi me kryeministrin Kurti duke thënë se u bë me urdhër të tij, që siç tha, të përfitojë lehtë disa poenë politikë.

Ai ka thënë se presin nga PZAP-i një vendim të qartë që do të hedhë poshtë vendimin e KQZ-së.

PZAP është organ i përhershëm, i pavarur kompetent për të vendosur në lidhje me ankesat e lejuara që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e ligjin për Zgjedhjet Lokale.

 

 


MË SHUME NGA Lajme