Pedri dhe Barcelona me marrëveshje të re
BKT
Sport

Pedri dhe Barcelona me marrëveshje të re

Uran Krasniqi / RTKLive

Pedri ka firmosur një kontratë të re që e mban në "Camp Nou" deri në qershor të vitit 2030, ka njoftuar skuadra katalanase të enjten.

Njëzet e dy vjeçari kishte bërë bujë me talentin e tij që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare dhe shpesh është cilësuar si pasardhës i legjendës Andres Iniesta te Barcelona.

Pedri, i cili ishte pjesë e ekipit të Spanjës që triumfoi në Euro 2024, ka nënshkruar kontratën e re në prani të presidentit të klubit, Joan Laporta, dhe drejtorit sportiv, Deco.