Konjufca ngushëllon familjarët e tre fëmijëve të ndjerë, kërkon hetim
BKT
Foto arkv|RTK
Lajme

Konjufca ngushëllon familjarët e tre fëmijëve të ndjerë, kërkon hetim

A.B|RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e tre fëmijëve që vdiqën të shtunën mbrëma në Jabllanicë të Gjakovës pas shembjes së murit të një objekti të pabanuar.

"Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe", ka shkruar ai në 'Facebook'.


MË SHUME NGA Lajme