Joao Felix nga Chelsea kalon te Milan si huazim
Uran Krasniqi / RTKLive
Milan ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit portugez Joao Felix, i cili vjen nga Chelsea në huazim për pjesën tjetër të sezonit.
Skuadra italiane ka deklaruar se do të paguajë pagat e plota të lojtarit, por nuk ka mundësi për ta blerë pas përfundimit të huazimit, duke e bërë këtë një huazim tradicional, pa opsion për blerje.
Felix, i lindur në Viseu të Portugalisë më 10 nëntor 1999, ka zhvilluar karrierën e tij në vendin e tij, ku ka luajtur për Padroense dhe Porto, para se të bashkohej me Benfica. Në vitin 2017, ai bëri debutimin në ekipin e parë të Benfica dhe fitoi titullin e kampionit të Portugalisë. Më pas, në vitin 2019, ai u transferua te Atletico Madrid, me të cilin fitoi La Ligën, dhe ka veshur fanellat e Barcelona dhe Chelsea. Deri tani, Joao Felix ka shënuar 75 gola në 259 paraqitje gjatë karrierës së tij. Ai gjithashtu ka luajtur për Kombëtaren portugeze që nga viti 2019, duke shënuar nëntë gola në 45 ndeshje dhe duke fituar Ligën e Kombeve të UEFA-së në vitin 2019", ka shkruar skuadra italiane. "Joao Felix do të veshë fanellën me numrin 79 për AC Milan, që tashmë e ka mirëpritur këtë përforcim të ri në sulm".























