Presidenti Begaj viziton KFOR-in
BKT
Lajme

Presidenti Begaj viziton KFOR-in

Gjatë vizitës që zhvilloi në komandën e KFOR-it në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua me gjeneralmajorin Enrico Barduanin dhe me efektivët shqiptarë që shërbejnë në kuadër të këtyre trupave.

Me komandantin e KFOR-it, Begaj diskutoi mbi sfidat e sigurisë në kontekstin e zhvillimeve, sidomos në veri të vendit dhe në të gjithë rajonin.

Ai theksoi domosdoshmërinë e pranisë së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme