13:55 / 18.02.2025
Haradinaj e Orav flasin për procesin zgjedhor e hapat drejt integrimit
V.S|RTKlive
Takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK-së thotë se ky takim konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit me BE-në.
Mes tjerash, thotë Haradinaj, me ambasadorin bashkëbiseduan rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.
“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, shkroi ai.























