Real- City, ‘finale para finales’, asgjë s’ka përfunduar
BKT
Sport

Real- City, ‘finale para finales’, asgjë s’ka përfunduar

F.Bytyqi/RTKLive

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen sonte në një sfidë vendimtare për fazën e Play-Off-it në Ligën e Kampionëve.

Dueli kthyese do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, ku kampionët në fuqi të Evropës hyjnë me avantazhin e fitores 2-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Etihad Stadium’.

Skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë përmbysjen në një mision të vështirë kundër Real Madridit, ekipit me më shumë tituj në histori të Champions League. Ndërsa Carlo Ancelotti dhe ekipi i tij synojnë të mbrojnë epërsinë dhe të sigurojnë kalimin në raundin tjetër.

“El Clasico” i Evropës

Trajneri i njohur kosovar Rafet Prekazi duke folur për RTK-n në emisionin që i dedikohet Ligës së Kampionëve, është shprehur bindur se kjo sfidë do të sjellë një ndeshje të madhe.

“Ligën e Kampionëve mundet ta marr vetëm një trajner, janë dy trajner të dëshmuar, mezi e presim fillimin e kësaj  ndeshje. Bëhet fjalë për një ndeshje të madhe, një “El Clasico’ e Evropës”, ka thënë Prekazi.

‘Finale para finales’

Një sfidë dramatike mes Realit dhe Cityt e parashikon edhe gazetari i njohur kosovar Driton Latifi.

Madje, sipas Latifit, kjo ndeshje është finale para finales.

“Është një finale para finales. Përballja e këtyre dy gjigantëve në këto kohëra tona, me Realin që ka traditë dhe një City që është kthyer viteve të fundit. Loja e sotëm përkundër rezultatit të parë, asgjë nuk është e përfunduar. Do të jetë një ndeshje e madhe, do të jetë një adrenalinë, sepse përballen skuadra e nivelit të lartë. Kërkohet suksesi i dy trajnerëve të mëdhenj”, ka pohuar Latifi.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Man Cityt fillon në orën 21:00.