Donjeta Sadiku në finale të turneut “Strandja”
BKT
Sport

Donjeta Sadiku në finale të turneut “Strandja”

Uran Krasniqi / RTKLive

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar një vend në finalen e turneut ndërkombëtar të boksit “Strandja” në Sofje.

Kjo pasi ajo pas një paraqitjeje mbresëlënëse në gjysmëfinale duke treguar një dominim të plotë gjatë tri raundeve, e ka mposhtur bindshëm boksieren turke Erginoguz Evin. 

Pas kësaj fitore, Donjeta Sadiku do të synojë triumfin në finalen e madhe më 2 mars, ku do të përballet me boksieren kazake Volossenko Rimma.