Napoli dhe Inter ndahen baras
Napoli ka arritur të sigurojë një pikë ndaj Inter, duke barazuar 1-1 falë golit të Philip Billing në minutën e tetëdhjetë e shtatë, në një përballje të në kuadër të Javës së njëzet e shtatë të Serie A.
Inter, që kishte udhëtuar në Napoli me një epërsi minimale prej një pike në krye të tabelës, synonte një fitore për t’u shkëputur më shumë dhe për ta bërë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.
Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, të dyja skuadrat janë treguar të kujdesshme në fillim, por në minutën e njëzet e katërt, Federico Dimarco ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, duke u dhënë avantazhin "zikaltërve".
Napoli ka reaguar shpejt, me Romelu Lukaku që ka qenë pranë barazimit, por goditja e tij ka kaluar pranë shtyllës. Vendasit kanë ushtruar më shumë presion, por mbrojtësi Alessandro Bastoni ka qenë në momentin e duhur për të ndaluar një rast të pastër të Lukaku brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Napoli është treguar edhe më këmbëngulës. Giacomo Raspadori është ndalur nga mbrojtja e Inter, ndërsa Stanislav Lobotka ka goditur mbi portë nga distanca. Megjithëse skuadra e Antonio Conte ka mbajtur më shumë topin, rastet e qarta kanë munguarn. Scott McTominay e ka provuar me një goditje, por Josep Martínez ka reaguar në mënyrë të sigurt.
Kur ndeshja po i afrohej fundit, Napoli ka rritur sulmet dhe e ka gjetur golin e shumëpritur në minutën e tetëdhjetë e shtatë. Lobotka ka dhuruar një pasim të zgjuar për zëvendësuesin Philip Billing, i cili fillimisht është ndalur nga portieri, por në tentativën e dytë e ka dërguar topin në rrjetë.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit të të dyja skuadrave për të gjetur golin e fitores, rezultati ka mbetur i pandryshuar. Me këtë barazim, Inter ruan kryesimin e tabelës me pesëdhjetë e tetë pikë, vetëm një më shumë se Napoli, duke lënë gjithçka të hapur në garën për titull.























