Prishtina dhe Llapi ndahen baras
BKT
Sport

Prishtina dhe Llapi ndahen baras

Uran Krasniqi / RTKLive

Pa fitues është mbyllur derbi i Javës së njëzet e dytë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Rezultati ndeshje së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë 0:0.

Prishtina ka dominuar në krijimin e rasteve, por nuk ia ka dalë ta thyejë portierin kroat të Llapit, Marijan Çoriq, i cili ka bërë disa pritje vendimtare.

Edhe Llapi ka pasur mundësi të shënojë, por megjithatë nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Ky barazim është një hap prapa për Prishtinën në garën për zonën evropiane, duke mbetur në vendin e pestë me tridhjetë pikë. Ndërkohë, Llapi vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke zënë vendin e nëntë me njëzet e tri pikë pas njëzet e dy ndeshjeve. Tabela kryesohet nga Drita.