Shqipëria e nis me humbje, mundet nga Anglia
BKT
Sport

Shqipëria e nis me humbje, mundet nga Anglia

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:42) Kombëtarja e Shqipërisë i ka nisur me humbje kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mundur nga Anglia në ‘Wembley’, me rezultat 0-2, në sfidën e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ashtu siç edhe pritej, Anglia ka qenë ekip dominues në duel me skuadrën shqiptare, sidomos në pjesëlojën e parë, derisa kuqezinjtë në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, u angazhuam mjaft shumë për të gjetur rrugën e golit, megjithatë tentimet e kombëtare shqiptare nuk ia dolën të thyen mbrojtjen angleze.

M. Lewis-Skelly (20’) zhbllokojë ndeshje pas asistimit të Jude Bellingham, derisa për rezultatin 2-0, u përkujdes Harry Kane (78’).

Pas kësaj disfatë, Shqipëria pas tri ditësh luan ndeshje e dytë kualifikuese për Botërorin e ardhshëm kundër Andorrës në Tiranë.

Anglia dyfishon epërsinë, shënon Kane

(E plotësuar, 22:25) Anglia ka dyfishuar epërsinë ndaj Shqipërisë në 2-0.

‘Tre Luanët’ dhe kuqezinjtë po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e parë  të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Është sulmuesi Harry Kane (78’), i cili shënoi për avantazhin e skuadrës angleze në 2-0.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria po mundët në ‘Wembley’

(E plotësuar, 21:40) Pjesa e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze prej 1-0.

‘Tre Luanët’ dhe kuqezinjtë po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e parë  të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Ashtu edhe siç pritej Anglia ishte ekip dominues në pjesëlojën e parë, duke kontrolluar lojën mjaft mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për gol.

M. Lewis-Skelly (20’) zhbllokojë ndeshje pas asistimit të Jude Bellingham.

Skuadra e Thomas Tuchel pati mundësinë që të shënojë edhe golin e dytë në finish të kësaj pjesëlojë përmes Harry Kane, i cili në dy raste u shfaq i rrezikshëm, megjithatë, Strakosha intervenoi mjaft mirë duke shpëtuar portën e tij.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Vjen golin e parë në ‘Wembley’

(E plotësuar, 21:11) Anglia ka kaluar në epërsi kundër Shqipërisë.

‘Tre Luanët’ dhe kuqezinjtë po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e parë  të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

M. Lewis-Skelly (20’) zhbllokojë ndeshje pas asistimit të Jude Bellingham.

Nis përballja Angli-Shqipëri

(E plotësuar 20:48) Ka nisur ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Shqipërisë.

‘Tre Luanët’ dhe kuqezinjtë po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e parë  të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Dueli mes anglezëve dhe skuadrës shqiptare po luhet në një atmosferë fantastike në stadiumin ikonik ‘Wembley-n’ e stërmbushur.

Kombëtarja shqiptare ka disa ditë që është duke u përgatitur për duelin me ‘Tre Luanët’, sfidë kjo tejet e vështirë për kuqezinjtë të paktën në letër.

Angli-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë sonte në ‘Wembley’ të Londrës do të ndeshet me Anglinë, në sfidën e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja shqiptare ka disa ditë që është duke u përgatitur për duelin me ‘Tre Luanët’, sfidë kjo tejet e vështirë për kuqezinjtë të paktën në letër.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave.

Duhet cekur se kuqezinjtë në duel me anglezët vijnë me disa mungesa, derisa trajneri i Anglisë Thomas Tuchel do të zbresë në fushë lojtarët që janë në formën e tyre më të mirë.

Formacionet zyrtare:

ANGLIA: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane (C).

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.