Dardanët bëjnë historinë, prekin Ligën B
F.B/RTKLive
(E plotësuar, 19:56) Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka bërë historinë.
Dardanët janë kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar edhe në sfidën e dytë të Play-Off-it kundër Islandës, me rezultat 1-3, të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.
Kalimi në Ligën B të Ligës së Kombeve është arritja më e madhe e kombëtares sonë.
Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi, duke shënuar het-trik e që është tregolëshi i tij i parë në fanellën e Dardanëve.
Islandezët më mirë e nisen ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave përmes Oskarsson kaluan në epërsi prej 1-0.
Megjithatë, Dardanët shumë shpejtë i rehabilituan radhët e veta duke e marrë dominimin e lojës në terren dhe duke rrezikuar vazhdimisht portën islandezëve.
Pas 35 minutave në lojë Muriqi barazoi shifrat në 1-1. Ylli i Mallorca-s nuk u ndal me kaq dhe minutën e 45-të kalojë për herë të parë Kosovën në avantazh prej 1-2, derisa në minutën e 79-të i dha goditjen e tretë Islandës, duke e kompletuar het-trikun në rezultatin përfundimtar 1-3.
Përfundimisht Kosova me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, kombëtarja jonë kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve që është arritje e jashtëzakonshme për Dardanët.
Muriqi shënon hat-trik-un e parë në fanellën e Dardanëve
(E plotësuar, 19:44) Sulmuesi Vedat Muriqi e ka realizuar hat-trikun e parë me Kombëtaren e Kosovës.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Sulmuesi Muriqi në minutën e 79-të ka realizuar për rezultatin 1-3 në favor të Kosovës, duke kompletuar hat-trikun në këtë ndeshje.
Kosova pothuaj së tashmë është në Ligën B.
Sërish Muriqi, Kosova afër Ligës B
(E plotësuar, 18:54) Me epërsinë prej 1-2, është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Islandës dhe Kosovës.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Islandezët më mirë e nisen ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave përmes Oskarsson kaluan në epërsi prej 1-0.
Megjithatë, Dardanët shumë shpejtë i rehabilituan radhët e veta duke e kërkuar golin e barazimit.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 35-të barazoi shifrat në 1-1. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 45-të për avantazhin e Kosovës në 1-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kosova është afër kualifikimit historik, Ligës B në Ligën e Kombeve.
Vedat Muriqi shtang Murcia-n
(E plotësuar, 18:40) Kosova e ka barazuar rezultatin në duel me Islandën.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Është sulmuesi Vedat Muriqi (35’), i cili realizoi gol për të barazuar shifrat në 1-1.
Islanda gjen golin
(E plotësuar, 18:07) Islanda e ka nisur më mirë ndeshjen ndaj Kosovës.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Islanda përmes Oskarsson (2’), kalojë në epërsi prej 1-0.
Nis ndeshja Islandë-Kosovë, drejtpërdrejt në RTK
(E plotësuar, 18:01) Në Murcia të Spanjës, ka startuar ndeshja Islandë-Kosovë.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Islandë-Kosovë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas pak minutash në Murcia të Spanjës, do të përballet me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Islanda: Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Ëillumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson.
Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.
Ndeshja Islandë-Kosovë fillon në orën 18:00.























