Shqipëria merr fitoren e parë për kualifikimet e Botërorit
BKT
Sport

Shqipëria merr fitoren e parë për kualifikimet e Botërorit

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 22:38) Shqipëria ka siguruar tri pikët e para në fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, duke triumfuar me rezultat 3-0 kundër Andorrës në ndeshjen e dytë të Grupit K.

Skuadra kuqezi e ka nisur ndeshjen me vrull dhe e ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e nëntë. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Kristjan Asllani, Rey Manaj është treguar i saktë me kokë në shtyllën e parë, duke tundur rrjetën.

Dhjetë minuta më vonë, Manaj ka realizuar sërish pas një aksioni individual të Armando Brojës, i cili ka asistuar në qendër.

Në minutën e njëzet e katërt, Manaj e ka pasur mundësinë për ta shënuar edhe golin e tretë, por goditja e tij është pritur nga portieri Alvarez.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e dy golave për Shqipërinë.

Në fraksionin e dytë, të dy trajnerët nuk kanë bërë ndryshime në formacion, dhe loja është zhvilluar me ritëm më të qetë.

Shqipëria e ka menaxhuar rezultatin duke e ruajtur avantazhin, ndërsa në kohën shtesë Uzuni e ka shtuar edhe golin e tretë.  

Me këtë triumf tashmë Shqipëria gjendet vendin e dytë në Grupin K me tri pikë, ku kryesues është Anglia me gjashtë pikë, pas fitores së saj ndaj Letonisë.

Shqipëria me avantazh prej dy golash ndaj Andorrës

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh prej dy gola me me Andorrën.

Të përzgjedhurit e Sylvinho kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e nëntë me Manaj. I njëjti futbollist ka shënuar edhe golin e dytë pas vetëm dhjetë minutave.

Ndeshja ka edhe dyzet e pesë minuta të tjerë dhe gola mund të shënohen sërish nga të dy skuadrat.  

Nëse ky rezultat mbetet i pandryshuar deri në përfundimin e ndeshjes, atëherë skuadra shqiptare do t'i arkëtonte tri pikët e para. 

Nis ndeshja Shqipëria - Andorra

Ka nisur ndeshja Shqipëria - Andorra e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Deri te ky takim Shqipëria vjen nga një disfatë 2-0 me Anglinë, ndërsa Andorra nga një humbje 0-1 nga Letonia. 

Ndeshja e sontme është duke u zhvilluar në stadiumin "Air Albanian Stadium" në Tiranë. 

Aktualisht Grupi K kryesohet nga Anglia. 

Shqipëria - Andorra, formacionet

Shqipëria dhe Andorra takohen sonte në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.