Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Leganes
BKT
Sport

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Leganes

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Leganes me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e nëntë të LaLiga.

Takimi ka nisur me një gol të Kylian Mbappe në minutën e tridhjetë e dytë, i cili ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, Leganes ka reaguar shpejt, duke përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë me golat e García (33') dhe Raba (41').

Në fillimin e pjesës së dytë, Jude Bellingham (47') ka barazuar shifrat, ndërsa Mbappe ka realizuar dopietën e tij (76'), duke siguruar fitoren për madrilenët.

Me këtë triumf, "Los Blancos" kanë arritur në kuotën e gjashtëdhjetë e tri pikëve, duke barazuar Barcelonën në krye të renditjes, ndërsa Leganesi gjendet në pozitën e tretë nga fundi me njëzet e shtatë pikë.