Real Madrid arrin në finalen e Kupës së Spanjës
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid me shumë mund ka arritur në finalen e Kupës së Spanjës, duke mposhtur Real Sociedad pas kohës shtesë në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë si mysafir, "Los Blancos" janë përballur me një rikthim të fuqishëm të Sociedad në Madrid.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi që në minutën e gjashtëmbëdhjetë me golin e Ander Barrenetxea, por Endrick e ka barazuar për vendasit në minutën e tridhjetë.
Pjesa e dytë ka sjellë edhe më shumë emocione. David Alaba ka shënuar autogol në minutën e shtatëdhjetë e dytë, ndërsa tetë minuta më vonë, Mikel Oyarzabal e ka çuar rezultatin në 3-1 për Sociedad. Megjithatë, Real Madridi është rikthyer fuqishëm, duke barazuar brenda katër minutash me golat e Jude Bellingham (82’) dhe Aurelien Tchouameni (86’).
Pastaj Sociedad ka shënuar sërish me Oyarzabal (90+3’), duke bërë që sfida të mbyllej 4-3 në kohën e rregullt.
Në vazhdime, përvoja e Real Madridit e ka bërë diferencën. Antonio Rudiger ka shënuar golin vendimtar në minutën e 115-të me kokë, pas një asistimi nga Arda Guler, duke vulosur fitoren 5-4 për "Los Blancos".
Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.























