17:22 / 06.04.2025
Nis grumbullimi i Dardaneve për duelet me Suedinë
RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), sot nis grumbullimin për dy ndeshjet me Suedinë.
Suedia dhe Dardanet do të përballen të enjten në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botëror, derisa sfida e dytë me Suedinë luhet të dielën e ardhshme në Prishtinë.
Kombëtaren tonë presin dy ndeshje shumë të vështira pasi përballemi me një nga kombëtaret më të forta të mundshme.























