Emery: Moment historik, të shfrytëzojmë mundësitë tona
BKT
Sport

Emery: Moment historik, të shfrytëzojmë mundësitë tona

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, e sheh moment historik ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në Champions League.

Ai ka folur në prag të ndeshjes së parë çerekfinale e cila zhvillohet të mërkurën në kryeqytetin francez. 

"Është një moment historik për Aston Villa, një klub me histori të pasur, dhe kur kam mbërritur, e dija për rëndësinë e tij. E nesërmja do të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Villa, do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona", ka thënë Emery në konferencën për shtyp.

Trajneri i njohur do të rikthehet në "Parc des Princes", stadiumin ku ai ka punuar si trajner i PSG-së nga viti 2016 deri në 2018. "Kam kaluar dy vjet këtu në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem. Është shumë e veçantë për mua, jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale", ka shtuar ai.